Transmetuar më 11-06-2014, 08:20

Shkodër, 11 qershor 2014, NOA.al- Policia e Shkodrës ka asgjësuar ditën e djeshme një sasi prej 4340 rrënjë bimë narkotike të llojit cannabis sativa.

Lënda narkotike ka qenë e mbjellë në 8 parcela në zonat e mëposhtme:

Fshati Pylaj Komuna Shosh, e rrethit Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 810 rrënjë; Fshati Palaj Komuna Shosh, e rrethit Shkodër janë gjetur dhe asgjesuar 1600 rrënjë; në fshatin Brashte, Komuna Shosh, e rrethit Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 130 rrënjë;

në Fshatin Xhaj, në vendin e quajtur “Bjeshket e Dragoit” Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjësuar 1800 rrënjë Canabis Sativa.

Pra, gjithsej 4340 rrënjë Canabis Sativa.

Policia njofton se po punohet për identifikimin e personave që kanë mbjelle këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar janë pa pronar./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit