Transmetuar më 10-06-2014, 22:20

Shumë duhanpirës e fillojnë cigaren kur janë të rinj, për të zbuluar më vonë se nuk mund ta harrojnë kollaj zakonin. Ky është një shqetësim i madh për shëndetin publik. Si rezultat, shkencëtarët në të gjithë botën, në qeveri dhe në institucionet private, janë duke punuar mbi mënyrat për të ndihmuar njerëzit të ndalojnë pirjen e duhanit.

Në zyrën e Joanna Cohen në Institutin Johns Hopkins për Kontrollin Global të Duhanit, ka paketa cigaresh nga të gjitha llojet, … disa janë të frikshme, ndërsa të tjerat të bukura.

Vesi që vret 1 person çdo 6 sekonda

Me kufizimet e reklamave në shumë vende, kompanitë e cigareve janë duke përdorur paketat si mjete reklamuese. Qeveritë i përdorin ato për të dekurajuar pirjen e duhanit. Hulumtues si zonja Cohen thonë se taksat janë nxitja më e mirë për të pakësuar pirjen e duhanit.

"Taksat janë një situatë e favorshme për të dyja palët. Duhanpirësit pinë më pak ndërsa qeveritë rrisin të ardhurat e tyre, kështu që taksat janë strategjia jonë më efektive dhe një propozim  me vlerë".

Organizata Botërore e Shëndetësisë po u bën thirrje qeverive të rrisin taksat mbi produktet e duhanit.

OBSH-ja thotë se taksat e larta janë veçanërisht efektive në pakësimin e përdorimit të duhanit në mesin e grupeve me të ardhura më të ulëta dhe në pengimin e të rinjve qysh në fillim.

Organizata thotë se një rritje e taksave prej 10 për qind pakëson përdorimin e duhanit nga 4 për qind në vendet me të ardhura të larta, deri në 8 për qind në shumicën e vendeve me të ardhura të ulëta dhe mesatare.

Statistikat tregojnë se janë një miliard duhanpirës në botë, pothuajse një në pesë vetë. Duhani vret deri në gjysmën e përdoruesve të tij.

Disa njerëz thonë se nëse duhani do të ishte i ndaluar, ata nuk do të pinin duhan.

"Unë kam qenë duhanpirës për 38 vjet. Është diçka shumë e vështirë për mua për të ndaluar me vullnet të lirë. "

Të tjerë thonë se janë aq të varur nga duhani, saqë do ta pinin atë edhe pse i dinë rreziqet shëndetësore.

"Një nga varësitë më të këqija në botë është pirja e duhanit. Brenda vetes sime, diçka më thotë ta lë. Nuk është e drejtë për trupin tim dhe për ata që kam pranë. "

Qeveria "Rama", ligj i ri për mbrojtjen e shëndetit nga duhani

Joanna Cohen thotë se qeveritë gjithashtu duhet të hartojnë më shumë strategji në mënyrë që ata që përpiqen ta lënë duhanin, të jenë më të suksesshëm.

"Shtatëdhjetë për qind e duhanpirësve thonë se duan ta lënë. Ne duhet të gjejmë stategji për të ndihmuar të mbështesim këta njerëz në drejtim të pakësimit të qasjes ndaj duhanit, duke e bërë produktin më të paarritshëm, më të vështirë për ta marrë, më të shtrenjtë dhe duke patur më pak reklama, më pak promovim për të. "

Ekspertët e shëndetit publik presin që numri i vdekjeve nga përdorimi i duhanit të rritet në vitet që vijnë, veçanërisht në vendet me të ardhura të mesme, ku pritet të shohim  shumicën e sëmundjeve që lidhen me duhanin.

Ekspertët shpresojnë që strategjitë e reja për të parandaluar pirjen e duhanit, do të pakësojnë numrin e njerëzve që fillojnë duhanin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit