Transmetuar më 10-06-2014, 21:25

Brenda dy ose tre vitesh mund të bëhen testimet e para të një dispozitivi të implantueshëm në tru, i cili do të jetë në gjendje të kontrollojë emocionet te njerëzit me probleme psikiatrike, nga skizofrenia deri te stresi post traumatik.

Studiuesit amerikan të “Darpa”, departamenti i mbrojtjes, kanë parashikuar dy projekte në këtë drejtim me një vlerë prej 70 milionë dolarësh.

Fondet të cilat bëjnë pjesë në “Brain Iniziative”, e lançuar nga Presidenti Barack Obama,  do të shkojnë për Massachusetts General Hospital dhe University of California në San Francisco, me objektiv gjetjen e zgjidhjes për të luftuar shtatë gjendje të ndryshme psikiatrike, përfshi edhe depresionin.

Sipas programit të quajtur, Subnet, dy ekipet do të punojnë bashkë me synim përfundimin e projektit brenda dy deri në tre vitesh.

Ministrja e Mbrojtjes deklaron se kjo teknologji duhet zhvilluar pasi problemet psikiatrike janë kthyer në një problem të vërtetë për veteranët e ushtrisë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit