
Jo më kot virgjëria cilësohet si një prej gjërave më të shenjta për femrën. Jo vetëm sepse tregon se një femër është e ndershme dhe e paprekur, por ndodh që të sjellë edhe përfitime.
Në qytetin e Boa në Sierra Leone të Afrikës, autoritetet vendase kanë tunduar jo pak femra që ti drejtohen shkollës së lartë, nëpërmjet një propozimi të pazakontë.
Të gjitha ato studente të cilat nuk do të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë kohës që janë në shkollë duke ruajtur virgjërinë, do të marrin bursë studimi.
Zyrtarët e bashkisë së qytetit bënë me dije se do të angazhohet një ekip mjekësor, i përbërë nga femra, të cilat do të kontrollojnë vajzat nëse janë të virgjra, dhe nëse kjo gjë konstatohet, atëherë do të marrin bursë.
Mësohet se kjo praktikë bëhet për të parandaluar shtatzënitë e padëshiruara, por edhe për ti përqendruar vajzat në shkollë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





