Transmetuar më 10-06-2014, 20:45

Ndërroi jetë ditën e djeshme në New York, njeriu më i vjetër në botë. Alexander Imich, shkencëtar me origjinë polake, ishte 111vjeç dhe para pak muajsh ishte vlerësuar me rekord, si njeriu më i vjetër në botë, pas vdekjes së italianit Arturo Licata, i cili vdiq në muajin prill në moshën 111 vjeç e 357 ditë.

Imich, lindi më 4 shkurt të vitit 1903 në Poloni, por pas pushtimit nazist u arratis në Bashkimin Sovjetik dhe në vitin 1951, emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Imich kishte thënë se sekreti i jetëgjatësisë së tij ishte se nuk kishte pasur fëmijë, përveçse ishte marrë me aktivitet fizik, kishte ngrënë në mënyrë të moderuar dhe nuk kishte pirë kurrë alkool./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit