
Mësuesi i saj e detyroi të ulej në një qoshe për çerek ore, ndërsa i kishte ngjitur gojën me ngjitës. Arsyeja? Po fliste shumë në klasë dhe nuk i ishte bindur fjalëve të tij që të pushonte.
Kjo ngjarje ka si protagoniste 11 vjeçaren angleze Elise Smith, nga Swadlincote, në Derbyshire. Vajza iu tregoi çdo gjë prindërve të saj, të cilët u inatosën dhe u ankuan në shkollë.
Mësuesi deklaroi se ishte penduar për veprimin e tij dhe kërkoi ndjesë, ndërsa drejtori i shkollës William Allitt School, Mike McCandless, deklaroi se nuk do ta pushojë nga puna.
Prindërit e 11 vjeçares shprehen se, “Duhet ta kishte dhënë me dëshirë dorëheqjen”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





