Transmetuar më 10-06-2014, 19:06

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, edhe nesër, i gjithë vendi do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues. Me përjashtim të vranësirave të lehta dhe kalimtare të cilat do të jenë të pranishme në zonat malore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat në zonat verilindore dhe Juglindore duke rrezikuar shira të dobët. Ndërsa zonat e ulëta dhe bregdtare do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit do të jenë të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2- 3 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e kontientit Europian do të jetë nën ndikimin e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme kontinentale. Konkretisht me mot të kthjellët do të paraqiten Europa jugperëndimore, Lindore, rajoni i Balltikut dhe vendet mesdhetare.

Ndërsa, moti i paqëndrueshëm do të jetë i pranishëm në gadishullin skandinav, Europën qendrore dhe ishujt britanike duke bërë që këto rajone të kontinentit të dominohen nga vranësira dhe shira./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit