Transmetuar më 10-06-2014, 18:32

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 11 qershor 2014, që ju sjell Noa.al. Marrëdhëniet personale mund të kalojnë në një pikë të nxehtë. Në ditë si këto agresioni dhe vrazhdësia do ta vendosin partnerin nën presion duke shkaktuar grindje serioze në çift. Kjo nuk është koha e duhur për njohje të reja romantike.

Dashi

Gjatë gjithë ditës humori i të lindurve të kësaj shenje mund të jetë kontradiktor. Energjia juaj e pafund do të bëjë që të veproni në mënyrë tepër aktive me njerëzit që iu rrethojnë dhe për zgjerimin e kontakteve. Në të njëjtën kohë sot do t’iu duhet të ruani qetësinë.

Demi

Njerëzit që iu rrethojnë do të kenë nevojë për kujdesin tuaj. Mos i lini jashtë vëmendjes prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes suaj. Do të keni diçka për të diskutuar me miqtë, kolegët apo edhe shokët e rastit.

Binjakët

Sot mendimet e të lindurve të kësaj shenje do të fokusohen në punët e shtëpisë, familje dhe nevojat personale. Dëshira e binjakëve për të qenë mbrojtës ndaj njerëzve që i rrethon do të dominojë. Do të ndodh që të keni qëndrime të njëanshme dhe emocionale.

Gaforrja

Treguesit më të mirë për shëndetin e të lindurve të kësaj shenje janë ekuilibrat e brendshëm dhe humori i mirë. Nëse këto ekuilibra prishen atëherë ju do të prireni për të gabuar. Keni nevojë për ti lejuar vetes një “ngushëllim” të nevojshëm dhe pak më shumë argëtim.

Luani

Gjatë kësaj dite nuk do të dëmtoheni, nëqoftëse ngadalësoni ritmin tuaj. Nëse do të keni ditë pushimi, ajo do të jetë e mbushur me njerëz. Kjo është kohë e mirë për meditim dhe aktivitete sportive. Gjithë femrat e kësaj shenje, duhet të kalojnë më shumë kohë me punët e shtëpisë dhe veten e tyre.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje duhet ti kushtojnë një vëmendje të veçantë çështjeve që lidhen me shtëpinë e tyre, me vendbanimin dhe marrëdhëniet familjare. Gjithsesi mos u nxitoni me planet tuaja, por kërkoni edhe një tjetër mendim.

Peshorja

Kjo e sotmja vështirë të jetë një ditë e rehatshme për peshoret, sidomos sa i takon anës emocionale. Kryesisht çështjet aktuale kanë nevojë të trajtohen me intuitë dhe jo me arsyetim. Siguria dhe mirëkuptimi kanë një rëndësi të veçantë.

Akrepi

Kjo nuk është dita më e mirë për përpjekjet e reja. Nëse nuk ndiheni mirë, mos u merrni me punë. Lëreni të lirë anën tuaj krijuese dhe romantike. Shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të kenë mundësi për vetëdisiplinim dhe vendosjen e vetes brenda disa rregullave.

Shigjetari

Pamja juaj e jashtme do të arrijë më së miri që të fshehë ndjenjat, megjithatë kurrsesi nuk do mund të mashtroni veten. Do të keni diçka për të fshehur ose humbur, dhe do bëni çdo përpjekje që të tjerët të mos e marrin vesh.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të tregoni shumë kujdes për mendimin e të tjerëve, duke u përfshirë emocionalisht në atë që të tjerët mendojnë për ju. Mundohuni të mposhtini kuriozitetin tuaj dhe mos bëni shumë pyetje.

Ujori

Gjërat e vogla nuk do t’iu pengojnë sot. Të lindurit e kësaj shenje duhet të përpiqen të plotësojnë detyrën e tyre me përkushtim dhe kujdes. Nëse do të shënoni një sukses të vogël, do të shoqëroheni nga projekte të tjera ambicioze.

Peshqit

Atmosfera e sotme është e favorshme për peshqit, për eksplorimin e botës së brendshme. Mos merrni shumë iniciativa, pasi jo gjithçka varet nga ju. Kjo është një kohë ideale për të marrë një pushim të gjatë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit