Transmetuar më 10-06-2014, 18:13









Ndonëse të sapolindur dhe gjatë gjithë fëmijërisë mund të kenë qenë identikë, me kalimin e viteve dhe përballimin e vështirësive të ndryshme, por edhe ritmeve ndryshe të jetës, binjakët janë bërë më pak të ngjashëm.
Këto ndryshime janë dokumentuar nëpërmjet një fotoprojekti, të fotografit kinez Gao Rongguo, i cili që nga viti 2011 nisi të fotografojë çifte binjakësh të cilët e kanë kaluar moshën 50 vjeçare.
Në imazhet e tij dy persona të lindur në të njëjtën ditë dhe të rritur në të njëjtat familje, ballafaqohen me njeri tjetrin, të ngjashëm, por në të njëjtën kohë edhe të ndryshëm./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





