Transmetuar më 10-06-2014, 18:13

Në pritje të megakonferecës për shtyp që do të zhvillohet një ditë para sfidës hapëse të Botërorit Brazil – Kroaci, ylli i Selecaos, Neymar foli për emocionet e debutimit në Kupën e Botës, citon Supersport.

“Në moshën 22-vjeçare jam shumë i lumtur për misonin që po ndjek. Jam i lumtur për veten dhe për vendin tim.

Jemi një skuadër e bashkuar. E di që fanella me numër 10 ka një vlerë të veçantë, ndaj do të bëj gjithçka të mundur për të mos e tradhtuar.

Jetoj prej kohësh me presionin mbi shpinë, sepse që në moshën 13-vjeçare më konsideronin Robinjo i ri. Jam krejt ndryshe nga Neymeri që njerëzit shohin në televizor. Nuk e kam humbur kurrë qetësinë”.

Më pas ish-sulmuesi i Santosit u jep një hapësirë të veçantë kujtimeve.

“Kur Brazili e fitoi për herë të fundit Kupën e Botës, unë isha vetëm 10 vjeç. Finalen e ndoqa në shtëpi dhe isha tifoz i Ronaldos, dhe në fund festova me thirrjet jemi kampionë, jemi kampionë.” Kupa e Botës ka qenë gjithmonë objektivi im.”

Si çdo futbollist në botë, edhe Neymar ka idhujt e tij, lëvizjet e të cilëve i ka studiuar me shumë kujdes.

“Idhujt e mi janë kampionët që dinë të driblojnë: Ronaldinjo, Ronaldo Fenomeni, Messi dhe Kristiano Ronaldo.

Kam parë shumë filmime me driblimet e tyre. Driblimi është një art më vetë, sepse duhet të dish si ta impostosh trupin për të mashtruar kundërshtarin.”

Dhe një përshtypje e 22-vjecarit për Lionel Messin, shokun e tij të skuadrës te Barcelona.

“Mendoja se Messi ishte një njeri shumë i rezervuar, por nuk është kështu, Ai është një gjeni dhe gjithmonë më ka përkrahur”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit