Transmetuar më 10-06-2014, 17:52

Në vorbnullën e merkatos që mbetet e gjallë pavarësisht se jemi në klimën e Botërorit, nuk ka se si të mos bëjnë padronin në tratativat e vërteta dhe në ato të presupozuara klubet që kanë më shumë para, citon Supersport.

Në këtë mënyrë nuk është aspak për tu habitur nëse Reali i Madridit përfundon çdo ditë në faqe të parë.

Nëse në mesfushë Ancelotti synon Verratin, në sulm, lamtumira e Morattës që tani jepet pothuajse e sigurt me Juventusin në pole position, që do të krijojë një gropë në repartin e avancuar, një boshllëk që klubi i Florentino Perez do ta mbushë menjëherë me një emër të madh.

Dhe si për koinçidencë nga rradhët e Bayernit të Mynihut po largohet Mario Mandzukic, që me deklaratat e tij publike për mospërputhje të profilit të tij me idetë e Guardiolës është e sigurt se nuk do të luajë më në “Allianz Arena”.

Deklaratat e sulmuesit kroat se dëshiron largimin, ngjallën interesimin e menjëhershëm të Milanit dhe të Juventusit, por me shfaqejn në horizont të Los Blancos pak shanse mbeten që klubet italiane të përballojnë konkurrencën.

Siç shkruan e përditëshmja madrilene “Marca”, Reali është gati të hidhet në sulm për Mandzukic dhe me fuqinë financiare, por dhe joshjen që ngjall për çdo futbollist fanella e bardhë e kryeqyteti spanjoll, duket destinacioni më logjik për kroatin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit