
Fakti që nuk ka asnjë lajm nga Michael Schumacher, nuk është një lajm i mirë.
I këtij mendimi është ish shefi i skuadrës Beneton, Flavio Britaore, i cili punoi me gjermanin duke e ndihmuar në suksesin e dy titujve të parë kampion, citon Supersport.
Duke folur për mediat italiane, Briatore e shikon situatën me pesimizëm, duke theksuar se edhe pse familja e tij nuk komunikon me mediat, kjo do të thotë se situata është kritike.
Pak ditë më parë, edhe ish mjekja e Formula 1, Gary Harstein u shpreh se nëse do të kishte përmirësim të gjendjes, kjo do të ishte komunikuar prandaj në këndvështrimin e saj situata mbetet kritike.
Michael Schumacher u aksidentua në pistën e skive në Meribel të Francës. Pas transportimit në spitalin e Grenoble ai iu nënshtrua dy operacioneve kirurgjikale në kokë për shkak të frakturës së rëndë.
Briatore dhe Schumacher njihen që prej rreth 2 dekadash. Në vitet 1994 dhe 1995 gjermani fitoi dy titujt botërorë me makinën Benetton të ndërtuar nga inxhinieri italian.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





