Transmetuar më 10-06-2014, 14:24

Një sëmundje e rrallë, që prek një person në 600 mijë, quhet ittiosi lamellare dhe bën që lëkura e njeriut të bëhet si e peshqve.

Është pikërisht kjo sëmundja që ka prekur Daniel Maple, një fëmijë britanik vetëm 18 muajsh, i cili është prekur nga kjo patologji e rrallë.

Prindërit e tij Steve Maple, 29 vjeç dhe Emma Holby, 23 vjeç, duhet ta mbulojnë me një xhelatinë speciale hidratuese çdo katër orë.

Mirëpo pavarësisht kësaj, Daniel e humb lëkurën gjashtë herë më shpejt se normalisht, pasi lëkura e tij dehidratohet dhe bie.

“Lëkura e tij thahet dhe bie, Daniel duhet të mbulohet me vazelinë çdo katër orë gjatë ditës dhe çdo tre orë gjatë natës. Duhet treguar kujdes i madh për këtë sëmundje, sepse mund ta dëmtojë seriozisht. Daniel bënë dush tre herë në ditë. Do të vuajë gjatë gjithë jetës sepse nuk ka një kurë për këtë sëmundjje. Shqetësimi ynë është kur të rritet, do ti duhet ti bëjë të gjitha vetë”, thonë prindërit e tij./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit