Transmetuar më 10-06-2014, 14:00

Ndërkohë që yje të shumta firmosin  veshje dhe parfume, Mariah Carey shpiku diçka shumë origjinale: një pije energjike. Quhet Butterfly dhe ata që janë fansa të këngëtares e dinë se ajo i pëlqen tmerrësisht shuam fluturat. Aq shumë i do këto insekte, saqë edhe albumin e saj e ka titulluar kështu dhe në skenë, shpesh mban veshje që e bëjnë të duket si një flutur.

Ajo që bën më shumë përshtypje tek pija është ngjyra. Është rozë. Duke parë shijet e Mariah nuk keni pse të surprizoheni aspak sepse ajo është ngjyra e saj e preferuar dhe nuk ka si të jetë ndryshe edhe shishja e pijes energjike. Në fakt, po të vini re me kujdes, edhe vetë pija ka atë ngjyrë, jo vetëm shishja.

Cilët mund të jenë përbërësit? Mbase qershitë apo luleshtrydhet? Ende nuk dihet. Në shishe shkruhet vetëm “Butterfly. E frymëzuar nga magjia e Mariah Carey”./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit