
Emri i tij i vërtetë është Osama, por një koleg e ka thirrur shumë herë “terrorist” dhe “Bin Laden”, duke e krahasuar atë me organizatorin e sulmeve të 11 shtatorit. Për shkak të ofendimeve të njëpasnjëshme, Osama Saleh, një burrë me origjinë nga Jemeni dhe punëtor në një magazinë në Brooklin, pasi ka çuar çështjen në gjykatë, ka marrë nga Juria Federale një kompensim prej 4.7 milionë dollarësh.
I akuzuari, James Robinson, i cili është edhe punëdhënësi i Osama është vetëmbrojtur duke thënë se bëhej fjalë vetëm për një shaka mes kolegësh. Ai e quante Saleh si ish lider të Al Qaeda-s dhe një ditë e kishte sulmuar kur kishin qenë në pjesën e poshtme të magazinës, duke i shkaktuar fraktura në mollëza.
“Të quhem terrorist dhe Bin Laden është një fyerje shumë e madhe për mua dhe gjithë personat nga vendi im”, është shprehur 27 vjeçari Osama. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Detroit të SHBA, ku në shkurtin e shkuar, juria federale ka dëmshpërblyer një mashkull mysliman me një shumë prej 1.2 milionë dollarësh.
Ali Aboubaker është quajtur në mënyrë të përsëritur terrorist dhe është lënë mënjanë sa herë që kishte raste festash apo organizimesh në punë, për 17 vite rresht, në Washtenaw County./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





