
Të qëndrosh mbi shpinën e një breshke mund të duket si një histori e parë në filmat vizatimorë, por një veprim i tille i ka krijuar një problem tejet të madh në të riu në Hawaii.
Jamie O’Brien, 28 vjeç, në të vërtetë është një sërfist i cili përpiqet të nxjerrë në pah një problem që kanë breshkat e detit në Hawaii. Ato po vuajnë gjithmonë e më shumë nga një sëmundje e ngjashme me herpesin, që bën që krijesat të kenë vështirësi për të lëvizur, për të marrë frymë dhe ngadalë ato ngordhin.
Por sipas Ligjit Federal për Speciet në Zhdukje, gjoba për ngacmimin e një breshke shkon në 13 mijë dollarë. Breshkat e detit në Hawaii cilësohen si të shenjta./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





