
Bulqizë, 9 qershor 2014, NOA.al- Mbrëmjen e djeshme, dhjetra banorë të Bulqizës i janë drejtuar HEC-it të Valikardhit dhe kanë djegur centralin e tij.
Ky HEC është në ndërtim e sipër. Banorët të organizuar mes tyre, i janë drejtuar Komunës Zerqan, ku edhe ndodhet HEC-i. Ata i kanë vënë flakën centralit dhe kampit, duke i shkaktuar një dëm prej rreth 300 mijë eurosh sipas burimeve nga firma. Punonjësit e firmës së ndërtimit kanë njoftuar policinë.
Mendohet se shkak protestave është bërë mosrespektimi i marrëveshjes me firmën. Banorët kanë deklaruar se ndërtimi i HEC-it do t’i lerë ata paujë për vaditjen e zonës dhe nuk do të mund të përdorin ujin e lumit të fshatit./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





