Transmetuar më 09-06-2014, 19:46

Shkencëtarët janë duke zhvilluar një teknologji që analizon impulset elektrike në trurin e pilotit, dhe i përdor ato në mënyrë që të bëjë aeroplanin të fluturojë.

Duket krejtësisht e pavërtetë dhe e pamundur, thuajse si një gënjeshtër abstrakte, por shkencëtarët e një prej superfuqive të botës, Gjermanisë kanë vërtetuar se një gjë e tillë është e mundur, dhe madje është shumë e saktë.

Për të realizuar këtë proces duhet që pilotët të veshin një kasketë, e cila zbulon impulset e trurit. Këto të fundit drejtohen nëpërmjet një algoritmi për të ndarë kontrollin e komandave nga mendimet e tjera të përgjithshme.

Teknologjia tashmë është testuar në një simulator të fluturimit, me shtatë subjekte me nivele të ndryshme të përvojës fluturuese./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit