
Tiranë, 9 qershor 2014, NOA.al- Ish kreu i shtetit, Sali Berisha, është shprehur se qytetarët e Kosovës votuan dje për te zgjedhur deputetet e parlamentit të vendit.
Ai ka shtuar se këto zgjedhje u zhvilluan me qetësi, qytetari dhe dinjitet në sytë e gjithë botës. “Procesi i numërimit u realizua me një shpejtësi të admirueshme, pakicat votuan pa incidente dhe më gjerësisht se sa më parë”, shkruan Berisha në profilin e tij zyrtar, në rrjetin social Facebook.
Ai tha gjithashtu se në këto zgjedhje fitoi Kosova, qytetarët, demokracia e saj, kurse si parti politike zgjedhjet i fitoi PDK. “Me këtë rast le të urojmë ne përzemërsisht fituesin e zgjedhjeve, forcat politike që morën pjesë në këtë proces dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, që me votën e tyre të lirë zgjodhën përfaqësuesit e tyre. Urime”, përfundon ish krye demokrati Berisha. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





