
Ky është horoskopi ditor për ditën e martë, 10 qershor 2014, që Noa.al sjell për ju. Pjesa e parë e ditës do të jetë shuam e favorshme. Do të përqendroheni në gjërat që ju interesojnë dhe do t’i kushtoni rëndësi çdo detaji. Do të vendosni intuitën në punë, për të marrë vendime të rëndësishme. Dashi
Një pjesë të madhe të energjive do ta harxhoni duke u marrë me punën dhe familjen tuaj. Nuk është koha më e mirë e mundshme për të marrë iniciativa në lidhje me shitjen e ndonjë shtëpie apo për çështje biznesi. Shmangni udhëtimet dhe konfliktimet me persona të njohur.
Demi
Pavarësisht një numri surprizash të këndshme e të pakëndshme që do të merrni gjatë kësaj dite, gjendja juaj do të jetë e qëndrueshme dhe planet do t’ju realizohen ashtu siç keni menduar. Udhëtimet dhe negociatat do të jenë të suksesshme. Mund të vazhdoni edhe më tej me një marrëveshje të cilin e keni shtyrë prej disa ditësh.
Binjakët
Duhet të vendosni disa rregulla në vendin e punës dhe aty ku jetoni. Është koha e duhur për arritje të mëdha si në planin sentimental, edhe në atë profesional. Mund t’ia lejoni vetes disa shpenzime të paparashikuar dhe argëtimin e disa miqve tuaj.
Gaforrja
Me sa duket, yjet janë pregatitur qëllimisht për të realizuar disa dëshira tuajat, duke menduar më së miri veprimet e mëparshme. Pavarësisht se çfarë do të bëni, do të mund të siguroni rehatinë. Shumë probleme do të zgjidhen sa hap e mbyll sytë.
Luani
Intuita juaj dhe mendimet e kthjellëta janë duke bashkëpunuar më së miri me njëra-tjetrën sot. Nëse doni të arrini dhe siguroni suksesin, fillimisht duhet të bashkëpunoni me personat e duhur, të cilët mund të mos jenë dhe aq shumë të dashur për ju. Do t’ju duhet të bëni një telefonatë apo të arkivoni diçka, në rast se doni që çdo gjë të shkojë sipas planeve.
Virgjëresha
Kjo është një ditë shumë e mirë për ju, për të planifikuar të ardhmen. Mos u mundoni t’i ktheheni të shkuarës dhe të bëni kritikë vetes për gabimet e bëra, por mundohuni të ecni përpara me personat që keni në krah. Kjo është gjëja që ka më shumë prioritet, për të gjitha ato Virgjëresha që duan të bëjnë plane afatgjata. Flisni me dikë të cilit i besoni.
Peshorja
Jeni duke shkruar vetë biografinë tuaj ndaj duhet të bëni më shumë kujdes në kontrollimin e ideve dhe mendimeve tuaja. Nëse nuk keni ende një ide të qartë mbi dëshirat dhe planet, bëni mirë të orientoheni sa më parë. mbani kontakte të vazhdueshme me dikë, i cili do t’ju shërbejë së tepërmi në të ardhmen.
Akrepi
Kjo është një ditë shumë e mirë për udhëtime, studim dhe korrespondencë. Do të fitoni vetëbesimin si në çështjet personale edhe në punë. Mund të shoqëroheni nga dështime në procesin e komunikimit, por mos u shqetësoni se do të jetë diçka kalimtare, e cila vjen si pasojë e shpërqendrimit.
Shigjetari
Do të ndjeni frikën e së shkuarës dhe frikë nga e ardhmja. Do të përballeni me pasojat e mënyrës tuaj të paorganizuar dhe neglizhencës, e cila ka krijuar kaos gjithandej. Pregatituni të mbroheni me argumente të forta në një debat të zjarrtë. Mos bëni asnjë marrëveshje.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do të rritet aftësia juaj në komunikim aq sa do të lini me gojnë hapur shumë miq dhe eprorë. Nuk dot ë jeni të prirur drejt suksesit por drejt komunikimit të sjellshëm dhe mënyrave të mira të të shprehurit. Do të bëni kompromis për çdo gjë dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni mirë.
Ujori
Do të kryeni shumë aktivitete rutinë sot. Mundohuni të shijoni çdo gjë e cila do të sjellë ndryshim. Mund të përballeni me vështirësi, por do t’ia dilni t’i superoni, pa më të voglin problem. Bëni kujdes me shëndetin. Është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ata që do të marrin vendime për jetën e tyre.
Peshqit
Do të keni besim dhe siguri të madhe tek vetja gjatë kësaj dite. Tregohuni të guximshëm dhe realizoni diçka të cilën e keni menduar prej kohësh. Mundohuni të tregoheni të kuptueshëm dhe tolerantë në disa situata të rrezikshme dhe delikate./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





