Transmetuar më 09-06-2014, 16:09

Kuvajt, 9 qershor 2014, NOA.al- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Kuvajt City nga Emiri i Shtetit të Kuvajtit Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah.

Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë gjatë ditëve të vështira të luftës së Kuvajtit.

Kryetari i Kuvendit, theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët janë mirënjohës ndaj Kuvajtit për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat, veçanërisht në drejtim të njohjes së Kosovës.

Madhëria e Tij Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht përmes projekteve të Fondit Kuvajtian për Zhvillim, duke vlerësuar në përfundim edhe punën e Ambasadave dhe të Ambasadorëve në të dy vendet. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit