Transmetuar më 09-06-2014, 15:30

Soda përveçse për përdorim në ushqim ka një sërë vetish si maskë natyrale për trupin. Nëse shtoni gjysmë filxhan sodë buke në vaskën e banjës, atëherë lëkura juaj do të jetë më e tonifikuar dhe e lëmuar.

Por soda mund të përdoret edhe si skrub për fytyrën dhe për këtë mund të përgatisni një masë kremoze duke përdorur tre lugë sodë dhe pak ujë. Këtë masë aplikojeni në fytyrë pasi garanton pastrimin e qelizave të vdekura dhe freski për fytyrën, ku pasi ta mbani për 10-15 minuta, shkërmoqeni.

Soda mund të përdoret edhe për higjienën orale, pasi pastron acidet dhe parandalon shfaqjen e karieve, mjafton që të lani gojën me të një herë në javë.

Për të pasur flokë me shkëlqim një herë në javë shpëlajeni kokën me pak sodë buke./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit