Transmetuar më 09-06-2014, 14:55

Vrau një fëmijë vetëm 10 muajsh për hakmarrje. Wang Wenlian, një burrë kinez i moshës 45 vjeçare, është autori i një krimi të rëndë, i cili i mori jetën një fëmije vetëm 10 muajsh, vetëm sepse ishte nipi i pronarit të tij.

“Më trajtonte keq”, tha Wenlian gjatë pyetjeve të policisë lidhur me arsyet e krimit.

45 vjeçari edhe në të kaluarën kishte demonstruar sjellje jonormale, ku për shkak të zemërimit kishte vrarë kafshë, kishte trajtuar keq klientët, por pronarit i kishte ardhur keq që ta pushonte nga puna dhe kishte vendosur që ta mbante si punonjës.

Telekamerat e firmës ku ai punonte kishin filmuar gjithçka që nga rrëmbimi, ku shihej fëmija duke qarë në praninë e Wange. I lodhur nga të qarat e fëmijës, tregohet se si ai e nxori jashtë dhe vrau duke e goditur disa herë rresht./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit