Transmetuar më 09-06-2014, 14:28

Nëse trupi nxihet nën rrezet e diellit, flokët janë ata që dëmtohen seriozisht dhe digjen. E ndërsa stina e verës sapo ka nisur duhet të keni parasysh disa këshilla se si të kujdeseni për flokët në stinën e nxehtë.

Prerja– Pak para shpërthimit të vapës, duhet të ndaleni te parukieri për të prerë majat e dyfishta dhe gjatësinë e flokut, në mënyrë që ata të bëhen më të lehtë për tu menaxhuar.

Lidhja bisht– Është një mënyrë praktike por edhe në modë, e cila i mbron flokët nga dielli dhe era. Kështu shmangni mundësinë që në përfundim të ditës ta gjeni kokën gjithë nyja.

Shampo dhe balsam– Duke i larë flokët më shpesh në verë, këshillohet që të përdoret një shampo më pak agresive. Përdorni produkte që e kanë nivelin e pehashit nga 5 deri në 7. Mos harroni të përdorni balsamin, veçanërisht në maja.

Thajini si të ishin prej kristali– Thajini flokët me ngadalë dhe pa i shtrënguar fortë me peshqir si dhe pa abuzuar me tharësen.

Vendosni kapele– Zgjidhni një kapele që iu përshtatet dhe kështu mbroni më së miri flokët, por edhe fytyrën.

Maskë– Një herë në javë duhet të bëni maskë për flokët, edhe nëse nuk keni mundësi në parukieri, përgatiteni vetë në shtëpi./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit