

Të flesh dhe të zgjohesh në sinkroni të plotë, kjo do të thotë se çiftet janë të lumtur. Bashkëshortët të cilët janë të kënaqur nga lidhja mes tyre kanë cikle gjumi shumë të ngjashme, duke fjetur njëlloj dhe duke u zgjuar po njëlloj.
Një studim amerikan i University of Pittsburgh në Pennsylvania, i prezantuar me rastin e konferencës Sleep 2014, ka publikuar fakte interesante se si çiftet që flenë në harmoni dhe në sinkron me njeri tjetrin, janë më të lumturit.
Ekspertët përfshinë në studim 46 çifte të cilët iu nënshtruan pyetësorëve lidhur me ritualet e tyre në gjumë. Më tej për dhjetë ditë ata u mbajtën nën monitorim gjatë gjumit, nëpërmjet një ore me mekanizëm të veçantë të vendosur në pulsin e tyre të dorës, i cili regjistronte parametrat e atyre që e kishin vendosur.
Rezultoi një sinkroni e plotë, minutë pas minute në ciklet e gjumit dhe të zgjimit tek ata bashkëshortë të cilët kishin një raport të lumtur./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





