
Në luftë për t’u rikuperuar në kohë, ylli i Uruguajit, Luis Suarez është i bindur se asgjë nuk mund ta mbajë jashtë Kupës së Botës.
Sulmuesi i Liverpoolit u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në gju në fund të muajit të shkuar, duke shkaktuar panik te kombëtarja e Uruguajit.
“Emocionalisht kam qenë mirë gjatë gjithë procesit të rikuperimit. Nuk kam ndjerë presion apo trishtim sepse nuk e kam menduar kurrë humbjen e Botërorit si opsion.
Kjo nuk më ka shkuar në mendje për asnjë moment. Kam derdhur tre pika lot kur fola për herë të parë me mjekun pas operacionit dhe bashkëshortja më tha se është habitur nga forca ime”.
Gjithsesi Suarez refuzoi të hamendësojë nëse do të jetë gati për takimin e parë që Uruguaji do të ketë me Kosta Rikën më 14 qershor.
Ai tha se do të shikojë reagimin e gjurit dhe ndoshta mund të luajë në sfidën e parë, por ndoshta mund të presë ndeshjen e dytë apo të tretë.
Pas Kosta Rikës, në Grupin D, Uruguaji do të përballet me Anglinë në Sao Paulo më 19 qershor dhe në fund me Italinë, 5 ditë më vonë në Belo Horizonte.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





