
Kukës, 9 qershor 2014, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës. Një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe ka përplasur 42 vjeçaren Lume Cena, e cila ka qenë duke kapërcyer rrugën.
Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmë të dëmtuarës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13: 00, në aksin rrugor Kukës- Bicaj, në afërsi të fshatit Gostil, ku 15 vjeçari me iniciale M.V., i identifikuar nga policia, duke udhëtuar me automjetin me targa AA 640 GV ka aksidentuar 42 vjeçaren, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe për kapjen e autorit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





