

Dashuri, familje dhe karrierë. Janë këto tre gjërat që duan femrat, por çdo gjë sipas moshës.
Mashkulli i duhur duhet të vijë në moshën 24 vjeçare, në moshën 27 vjeçare duhet të jetë fëmija i parë dhe në moshën 34 vjeçare duhet të jetë realizimi nga pikëpamja profesionale.
Një plan i mirëpërcaktuar i cili duket se përmbledh gjithë dëshirat e femrave. Ky zbulim u bë pas një studimi të zhvilluar mbi 2000 femra, nga kompania amerikane Post-it 3M.
Jo gjithnjë këto plane bëhen realitet ama, por një femër në dy konfirmon se ky është trekëndëshi ideal për të qenë të plotësuara.
Një tjetër dëshirë e fshehtë, por që shpesh rezulton e dështuar është pesha ideale./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





