
Shkodër, 9 qershor 2014, NOA.al/Klodiana Kotorri- I mbytur në borxhe, i braktisur nga familja dhe i përfshirë nga dëshpërimi, një 48 vjeçar ka menduar fundin e jetës si zgjidhjen e problemeve për hallet e tij.
Fatmir Hebovia 48 vjeç me banim në lagjen “Perash” të Shkodrës, është hedhur nga kati i nëntë i banesës së babait të tij duke i dhënë fund jetës.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, pavarësisht çdo ndihme të dhënë Hebovia ka gjetur vdekjen.
“Fatmir Hebovia ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Rreth një vit më parë e shoqja kishte marrë fëmijët dhe ishte larguar për në Gjermani, duke e lënë të vetëm. Nga dëshmitë e familjarëve bëhet e ditur se 48 vjeçari prej kohësh merrej me bixhoz dhe ky ka qenë edhe shkaku i braktisjes nga e shoqja. Ai kishte shitur edhe shtëpinë për disa milionë lekë, por nuk arrinte të ngrinte kokë nga borxhet që kishte akumuluar”, i thanë Noa.al, burime nga policia e Shkodrës.
Së fundmi viktima ishte përfshirë nga një gjendje e rëndë depresive dhe teksa kishte shkuar tek shtëpia e të atit, në mërzi e sipër është hedhur nga kati i nëntë i pallatit./k.k/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





