Transmetuar më 09-06-2014, 11:43

Dashuria për gjyshin dhe një mendje gjeniale, bënë që një vajzë 11 vjeçare të bëhet sipërmarrëse.

Amerikania Lily Born, nga Chicago, krijoi një filxhan të pathyeshëm, i cili i dedikohet gjyshit të saj që vuan nga parkinson.

“Kangaroo Cup” (filxhani kangur) ka tre këmbëza, është i përbërë nga material plastik dhe elastik i pathyeshëm.

E ndihmuar nga i ati dhe nga një ekip dizajnerash, Lily mblodhi disa fonde për të realizuar veprën e saj, duke arritur të grumbullojë plot 25 mijë dollarë.

“Vetëm sepse je e vogël nuk do të thotë që nuk mund të realizosh gjëra të mëdha”, tha Born./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit