Transmetuar më 09-06-2014, 11:14

Të transformosh një avion Boeing 727 në një shtëpi, është ky objektivi i një inxhinieri në pension nga Hillsboro, në Oregon (SHBA).

Në vitin 1991 Bruce Campbell nisi të vërë në jetë projektin e tij për të bërë të banueshëm një avion i cili ishte destinuar për tu prishur.

Pas afro 20 vitesh ai tregon me krenari shtëpinë e tij, aty ku dhe jeton, e vendosur në pyjet e Oregon.

AFRA, shoqata amerikane për riciklimin e aeroplanëve pretendon se janë të shumtë njerëzit që kanë ndjekur shembullin e Campbell, ndonëse nuk jepen shifra të sakta se sa mjete të tilla kanë përfunduar në këtë mënyrë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit