Transmetuar më 09-06-2014, 10:06

I ftohti i ajrit të kondicionuar bëhet gjithnjë e më i dëshiruar me afrimin e stinës së nxehtë, por jo të gjithëve iu pëlqen që ta përdorin, pasi ndodh që ta gjejnë veten si të ngrirë. Për ta limituar ose eliminuar përdorimin e kondicionerit, ka disa alternativa se si mund ta përballoni të nxehtin.

Mbajtja e grilave dhe e tendave ulur në orët e të nxehtit, është një mundësi e mirë për të parandaluar nxehjen e tepërt të shtëpisë. Edhe dritaret duhet të qëndrojnë mbyllur në momentet e pikut të të nxehtit. Dritaret mbajini hapur gjatë natës dhe në mëngjes.

Kush ka ballkon ose kopshët të madh, një zgjidhje e mirë janë pemët zvarritëse të cilat veshin edhe ambientet e mureve, të cilat janë një rezistencë shumë e mirë për të nxehtin.

Lagështia. Për të shmangur përkeqësimin e situatës, më mirë limitonin lagështinë brenda shtëpisë. Shmangni larjen e rrobave ose dushin në orët më të nxehta.

Elektroshtëpiaket. Çdo pajisje e kësaj natyre shkakton nxehtësi, madje edhe vetë drita.

Ushqimi. Këshillat për të mposhtur të nxehtin është që të pini më shumë ujë dhe lëngje, të konsumoni fruta dhe perime, por edhe konsumimi i ushqimeve të gjalla, duke limituar përdorimin e sobës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit