
Krujë, 9 qershor 2014, NOA.al- Aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Krujë- Qafë Shtamë.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, një makinë ushtarake e cila transportonte municione ushtarake është aksidentuar në orët e para të ditës, duke bërë që të humbë jetën drejtuesi i saj dhe të mbetet i plagosur një kalimtar.
Mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një ndërtesë, çka ka bërë që drejtuesi i saj të gjejë vdekjen.
Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes ndërsa efektivë të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbuluar detajet e gjithë sa ka ndodhur.
Viktima është identifikuar si 40 vjeçari Petrit Bruçi, ndërsa personi i plagosur është identifikuar si Saba Lika rreth 50 vjeç./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





