Transmetuar më 09-06-2014, 09:00

Ka çifte të cilët pavarësisht se janë ndarë prej disa kohësh, ndodh që të bashkohen sërish për shkak të një pasioni që ka qenë gjithmonë aty. Në raport me lidhjet e reja, rikthimi te një dashuri e përjetuar ka një avantazh të madh, faktin që e njihni partnerin, megjithëse ka edhe disa rreziqe prej faktit se mund të përsëriten të njëjtat gabime.

5 gjëra që duhet të bëni kur bashkoheni sërish me ish-in:

Lini të shkuarën pas shpine– Nuk është e thënë që eksperienca e dytë të jetë negative, për tu ridashuruar sërish lirisht, lëreni veten të lirë dhe shmangni paragjykimet.

Ecni mbi baza solide– Gjëja ideale që duhet të bëni është që të shmangni debatet e kota dhe të përballeni vetëm me ato që janë të shëndetshme. Nuk është e thënë që ti tregoni me detaje partnerit se sa të dashur keni ndërruar gjatë kohës që s’keni qenë bashkë. Më mirë përqendrohuni se si ta bëni lidhjen më të shëndetshme dhe si ta përmirësoni.

Shikoni atë që është tani– Kur rinisni lidhjen me ish-partnerin tuaj duhet mbajtur parasysh se gjatë periudhës që nuk keni qenë bashkë mund të ketë kaluar eksperienca që e kanë ndryshuar, duke sjellë risi.

Gjërat ndryshojnë– Duhet ti lëmë kohë tjetrit për të shprehur dëshirat dhe ndjenjat e tij, dhe jo ta pyesni se çfarë ndjen për ju.

Jetoni eksperienca të reja– Jeni kthyer bashkë pas disa vitesh? Mundohuni të silleni sikur njiheni për herë të parë. Çifti nuk duhet të kthehet njëlloj si në variantin e parë, por duhet ta nisë lidhjen mbi baza të reja. Këshilla është që të bëni gjëra të ndryshme nga ato që bënit më parë dhe të kërkoni stimuj të rinj./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit