
Së paku pesë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Las Vegas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mediat vendase shkruajnë se dy persona, një burrë dhe një grua hynë në një piceri dhe qëlluan ndaj dy policëve. Pak më tutje ata hynë në një magazinë duke vrarë një person, ndërsa i dhanë fund edhe jetës.
Dy autorët një burrë dhe një grua, hynë në një nga lokalet e rrjetit të picerisë Cici’s dhe hapën zjarr ndaj dy policëve që po drekonin aty. Njëri prej tyre u godit në kokë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa tjetri mbeti i plagosur por ndërroi jetë rrugës duke u transportuar për në spital.
Para se të largoheshin ata morën armët e policëve duke thënë, “Ky është fillimi i revolucionit”.
Më tej ata shkuan në një magazinë pak më larg picerisë dhe vranë një person të tretë. Pas kësaj u drejtuan drejt pjesës së pasme të magazinës duke realizuar planin e vetëvrasjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





