Transmetuar më 08-06-2014, 20:12

Këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi, gjatë votimit në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, tha sot se e ka gjetur emrin e babait të saj në listat e votuesve.

Emri i Nezir Istrefi, i cili kishte vdekur në një aksident rrugor, nuk është larguar nga listat e votuesve në këtë qendër të votimit.

Nga kjo qendër votimi, Nora ka shprehur pakënaqësi për këtë. Ajo ka pohuar se i ati kishte ikur nga kjo botë plot dhjetë vjet më parë, por kjo nuk ka penguar autoritetet zgjedhore në vend që të vazhdojnë ta konsiderojnë votues potencial.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit