Transmetuar më 08-06-2014, 18:29

Qindra entuziast të çiklizmit nudo kanë pedaluar në qendër të qytetit Manchester në një tubim që kishte si qëllim solidarizimin me çiklizmin.

Dhjetëra kalimtarë britanik mbetën gojëhapur nga pamja që panë.

Ngjarja vjetore, pjesë e Ditës Botërore të Pedalimit Zhveshur, është tani në vitin e nëntë të organizimit.

Organizatori Sean Fitton tha se 200 pjesëmarrësit e këtij viti ishin sa dyfishi i vitit të shkuar. Ai u shpreh se eventi nuk ka për qëllim thjesht të festojë çiklizmin, por edhe të përcjellë një mesazh serioz.

“Ne duam që njerëzit të ngasin biçikletat. Që të tregojnë se çiklizmi është një mënyrë praktike dhe argëtuese për të qarkulluar,” u shpreh organizatori i eventit.

“Ne e kuptojmë se ka këndvështrime të ndryshme për eventin, por lakuriqësia në vetvete nuk është e paligjshme", – shtoi ai.

Fotot e mëposhtme dhe pamjet filmike, kanë përmbajtje të papërshtatshme për moshat nën 14 vjeç. Në pamjet do të shikoni se si në "paradë" gjenden disa femra e meshkuj me trupa të bukur, por mes tyre dominojnë dhe të tjerë…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit