Transmetuar më 08-06-2014, 16:57

Mitrovicë, 8 qershor 2014, NOA.al- Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka vizituar të dielën rreth orës 14:00 qendra të ndryshme të votimeve në veri të Mitrovicës për të ndjekur nga afër procesin zgjedhor. Schlumberger u shpreh për mediat kosovare pas vizitës në shkollën e mesme të mjekësisë, se gjithçka deri tani është zhvilluar normalisht dhe nuk është raportuar për asnjë incident.

“Aktualisht jam duke bërë vizitë në vendvotime të ndryshme në veri të Mitrovicës, më herët isha në Zveçan, më vjen mirë që çdo gjë është duke shkuar ashtu siç duhet dhe në mënyrë korrekte. Deri tani më kanë thënë se nuk është shënuar asnjë incident, çdo gjë ka shkuar si duhet dhe në kohë, ndërsa edhe qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe nuk është raportuar për asnjë parregullsi”, u shpreh shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë./k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit