Transmetuar më 08-06-2014, 14:59

Një maskë ideale kundër rrudhave, për tonifikimin dhe freskinë e fytyrës është ajo e përbërë nga qershitë dhe vaji i ullirit. Për këtë maskë nevojitet 150 gramë tul qershie nga kokrra të pjekura mirë dhe një lugë vaj ulliri.

Kokrrat e qershive pasi tu keni hequr bërthamat grijini mirë në mikser dhe kur kjo masë të jetë bërë homogjene shtoni edhe vajin e ullirit të cilin duhet ta përzjeni deri sa të shpërndahet në mënyrë homogjene.

Aplikojeni këtë maskë në fytyrë për 10- 15 minuta dhe më tej shpëlajeni me ujë të ftohtë. Kjo maskë është shumë efikase dhe e shëndetshme për shkak të freskisë që i garanton fytyrës, por edhe prej tonifikimit dhe eleminimit të rrudhave./a.y/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit