
Një rrëfim shokues është bërë në një intervistë televizive në Itali. Giuseppe Maria Saba, ish- anesteziste, aktualisht 87 vjeç ka deklaruar se ka ndihmuar mbi 100 pacientë që të vdesin.
“Nuk është anestezi vdekjeprurëse, por vdekje e ëmbël. E kam bërë sa herë që më është dhënë mundësia, së paku 100 herë në karrierën time”, thotë 87 vjeçarja.
Gruaja, docente në universitet thotë se të njëjtën gjë e ka bërë edhe me babanë dhe motrën e saj, për t’iu dhuruar një vdekje të ëmbël.
Sipas saj bëhet fjalë për një praktikë të konsoliduar në të gjithë spitalet italiane, por për arsye të debateve që mund të ngjallen, nuk flitet hapur për të./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





