
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, prezenca e një qendre me presion të lartë atmosferik mbi Ballkan do të kushtëzojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm. Kështu, moti i kthjellët do të jetë dominues në të gjithë territorin.
Parashikohet që edhe pasditja të mbetet me të njëjtat kushte meteorologjike ku kthjellimet do të jenë prezente sidomos në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa përsa i përket zonave malore përveç kthjellimeve do të ketë vranësira dhe shira të përkohshëm.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në vlerat maksimale duke bërë që termometri në zona të veçanta të arrijë deri në 33 gardë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtesi 32 km/h nga drejtimi jugor- jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2- 3 ballë.
Europa
Europa veriore, qendrore dhe rajoni i balltikut do të jenë nesër nën ndikimin e vranësirave dhe shirave, si pasojë e kalimit të masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa që vijne nga oqeani. Po ashtu, masat ajrore të paqëndrueshme do të kushtëzojnë vranësira dhe shira në Europën Lindore por shirat do të jenë në sasi të pakta.
Ndërsa, ndryshe paraqitet situata në Europën jugperëndimore, juglindore dhe gadishullin e ballkanit ku qarkullimi i masave ajrore të qendrueshme kontinentale do të ndikojnë mot të kthjellët./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





