



56 vjeçari kinez Chen Qingzu ka një pasion të pazakontë, atë për të koleksionuar sutjena. Gjatë 20 viteve të fundit ai ka koleksionuar mbi 5 mijë të tilla të çdo lloj forme, përmasa dhe ngjyre.
Tashmë ai do që të hapë një muze, për të ekspozuar koleksionin e tij. Burri tregon se kur iu kërkon sutjenat vajzave apo grave të ndryshme, cilësohet shpesh si pervers.
Mirëpo lidhur me këtë pasion, Chen ka teorinë e tij, “Puna ime është që të edukojë njerëzit lidhur me rëndësinë e shëndetit, veçanërisht shëndetit të femrave. Shumë femra veshin reçipeta më të ngushta ose më të gjera për të treguar format e tyre, por kjo gjë dëmton gjintë e tyre”.
Në pjesën më të madhe sutjenat janë të studenteve të cilat kanë marrë pjesë në takimet ku ka folur Chen, për rëndësinë e të veshurit sutjenat e masës së duhur.
Ai thotë se kur iu ka shpjeguar rëndësinë e veshjes së sutjenave në masën e duhur, ishin vetë vajzat që ia kishin dhënë sutjenat.
56 vjeçari dëshiron që të ekspozojë gjithë koleksionin e tij që e ka mbledhur për 20 vjet, duke synuar që nëpërmjet tijj të sensibilizojë për kancerin e gjirit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





