Transmetuar më 08-06-2014, 11:48

















Të kalosh një ditë në plazhin e Maho Beach, në anën hollandeze të ishullit të Karaibeve, St.Marten do të thotë të qëndrosh në kontakt të afërt me avionët e aeroportit ndërkombëtar “Princess Julian”, të cilët kalojnë vetëm pak metra mbi kokën e tyre.
Pushuesit notojnë dhe luajnë, ndërsa avionët gjithë zhurmë planifikojnë uljen apo ngritjen e tyre.
Pamje mbresëlënëse nga këto pushime të pazakonta, janë realizuar nga fotografi Josef Hoflehner dhe djali i tij Jakob Hoflehner, të cilët kanë kaluar rreth dy muaj në këtë plazh për të realizuar një libër fotografik me titull “’Jet-Airliner”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





