Transmetuar më 08-06-2014, 08:29

Vlorë, 8 qershor 2014, NOA.al- Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës të dyshuar si të përfshirë në trafikun e 500 kilogramë lënde narkotike.

Operacioni i policisë i koduar “Weekend” vuri në pranga Besnik Dushin, Viron Sadikaj dhe Dorian Ahmetaj, të cilët po lëviznin me dy automjete të ndryshme në aksin rrugor Kuç- Vlorë.

Lënda narkotike e llojit kanabis sativa po transportohej me një kamionçinë me targa AA 396 IU, ndërsa një pjesë tjetër ishte fshehur në automietin tip Opel me targa VL 3743 B.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se operacioni i policisë u realizua gjatë natës së lënë pas, falë hetimeve që zgjasnin prej më se një muaji dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Bëhet e ditur se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat dhe ishte planifikuar për tu trafikuar drejt Italisë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit