
Puçrrat janë një problem shqetësues për shumë njerëz, veçanërisht nëse ato shfaqen në pjesën e fytyrës.
Soda e bukës luan rol të rëndësishëm për pastrimin e fytyrës dhe veçanërisht të puçrrave. Ato luajnë rol kyç në pastrimin e qelizave të vdekura, si dhe ulin nivelin e aciditetit në lëkurë.
Soda duhet të përzjehet me pak ujë dhe sapun delikat, duke formuar një masë kremoze e cila duhet aplikuar me kujdes në lëkurë duke u masazhuar lehtësisht, por duke shmangur pjesën e syve. Kjo masë duhet mbajur në fytyrë për rreth 10 minuta, por tregoni kujdes që të mos irritohet lëkura, nëse ajo është delikate.
Një maskë e tillë këshillohet të përdoret rregullisht dy herë në javë në pjesën e parë të trajtimit dhe më tej një herë në javë ose një herë në dhjetë ditë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





