Transmetuar më 07-06-2014, 23:14

Brazil-Argjentinë, është kjo një nga klasiket e futbollit botëror, që të gjithë shpresojnë të shijojnë në Kupën e Botës, citon Supersport.

Sigurisht që me humor, Thiago Silva pohoi se do të duhej të mbante një pistoletë në brez për të ndalur Lionel Messin, në rast se Selecao do të gjendej përballë Albicelestes.

Në të shkuarën, kapiteni i Paris Saint Germain e ka parë veten në vështirësi me argjentinasin si kundërshtar në arenën e Champions League, dy herë kur ai ishte te Milani dhe njëherë me kampionët e Francës.

Për yllin e Barcelonës, Thiago Silva tha se është lojtari që duhet patur më shumë kujdes dhe sytë duhet të qëndrojnë gjithmonë hapur, sepse Messi është i paparashikueshëm në çdo fraksion sekonde.

Pavarësisht dëmtimeve që ka kaluar 4 herë fituesi i Topit të Artë, për mbrojtësin brazilian, Leo Messi mbetet një nga lojtarët më të rrezikshëm në Botëror.

I pyetur për sfidat që do të dëshironte të bëheshin realitet në Brazil, Thiago Silva tha se takimet me Argjentinën janë një klasike e shumëpritur, por po kështu interesante do të ishte nëse rruga e Selecaos kryqëzohet me Gjermaninë apo Spanjën, e cila kërkon hakmarrjen për humbjen e verës së kaluar, 3-0 në finalen e Kupës së Konfederatave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit