Transmetuar më 07-06-2014, 19:58




Prej dy vitesh e gjysmë ai ka hyrë në jetën e saj, duke e mbushur atë dhe duke i dhënë tjetër kuptim.
Këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar për miqtë dhe fansat e saj njeriun që e frymëzon dhe i jep kuptim ditëve të saj.
“I vogli im, është frymëzimi im”, kështu ka shkruar Jonida bashkëngjitur një fotografie të postuar në Instagram, duke treguar krenarinë e saj, të cilin e mbante prej dore.
Jonida e cila është e njohur për look-un e saj të kuruar dhe për ndjekjen e modës, në fotografinë që gjeni bashkëngjitur shfaqet e veshur në të njëjtën mënyrë me djalin e saj Dan, me pantallona të zeza dhe me bluzë ngjyrë gri./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





