
Duhet pranuar, ka disa gjëra në të cilat meshkujt janë vërtetë të zotët. Më poshtë sjellim pesë gjëra që femra duhet të mësojë nga mashkulli.
-Braktisni maninë e perfeksionit, e cila shpesh i mban nën tension femrat dhe të zhytura në mendime. Ndaloni së menduari kaloni në aksion, gjë të cilën meshkujt e bëjnë shpesh.
-Sipas disa studimeve meshkujt kanë më shumë mundësi për ta përfunduar me sukses një dietë. Arsyeja? Femrat kur hyjnë në dietë synojnë të jenë më të bukura, më të forta në dashuri dhe në punë, me pak fjalë të krijojnë një profil të ri. Nga ana e tyre meshkujt kur i hyjnë një diete e bëjnë thjesht për të humbur disa kile.
-Hiq dorë nga ideja për të thënë fjalën e fundit. Femrat janë mjeshtre të artit të oratorisë, por shpesh është e domosdoshme që ti lini mundësinë tjetrit të shprehet dhe të mos jeni gjithmonë ju që të thoni fjalën e fundit.
-Meshkujt nuk kanë problem të shprehin preferencat. Ata zgjedhin pjatën e tyre të preferuar, shprehin dëshirat në shtrat dhe gjithçka tjetër që ndiejnë. Femrat shpesh e cilësojnë si dobësi të tyre nëse pranojnë diçka për të cilën kanë dilemë.
-Ndërsa janë në përfundim të një pune është ora e drekës apo fundi i ditës, meshkujt dinë si të shkëputen nga puna. Ata lënë gjithçka ashtu pa e prekur, qëndrojnë në divan duke parë televizion dhe pa e mbajtur mendjen te çfarë ka ikur. Përballë këtyre sjelljeve të mashkullit femra shpesh nervozohet pasi e cilëson si indiferizëm të mashkullit, mirëpo ai mundohet të shijojë kohën e lirë minutë pas minute. Nëse do të ndiqnin të njëjtën rrugë edhe femrat, ndoshta nuk do të ishin kaq të padështuara dhe perfekte, por sigurisht më të lumtura dhe të relaksuara./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





