Transmetuar më 07-06-2014, 16:38

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka kaluar një ditë të këndshme nën shoqërinë e familjes së saj. Bashkë me të shoqin Ermal Hoxha, nipi i ish- diktatorit Enver Hoxha dhe vajzën e tyre Hera, ata kanë kaluar një ditë relaksi.

“Mali i Dajtit, fundjavë me dashuri”, ka shkruar Rezarta bashkëngjitur një fotografie të postuar në Instagram, ku shfaqej duke u puthur me Ermalin pranë një peme.

Më tej ajo ka publikuar edhe një fotografi të vajzës së saj shtatë muajshe Hera, teksa lozte e shtrirë në bar.

Së fundmi Rezarta është angazhuar në një projekt të ri, atë të një reviste të drejtuar prej saj dedikuar prindërve të famshëm dhe fëmijëve të tyre./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit