
Librazhd, 7 qershor 2014, NOA.al- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Elbasan.
Një makinë tip Fiat Punto me targa AA 673 IC, pak pas mesditës së sotme ka përplasur një motorr i cili i ka prerë rrugën duke dalë përpara, çka ka bërë që drejtuesi i tij të gjejë vdekjen.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, viktima është një burrë rreth moshës 60 vjeçare, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Mësohet se si pasojë e përplasjes me makinën, motorri ka dalë nga rruga, dhe drejtuesi i tij prej dëmtimeve të pësuara ka ndërruar rrjetë.
Pas sinjalizimit për këtë rast uniformat blu mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





